Pyetjet më të shpeshta
Aplikacioni mobil eKesco mund të shkarkohet në:
Në Android (PlayStore), iPhone(AppStore), duke kërkuar eKesco.
Pas shkarkimit, regjistrohuni duke plotësuar të dhënat tuaja: Shifrën e konsumatorit, emrin dhe mbiemrin, numrin e telefonit dhe e-mailin tuaj.
Konsumatori në një llogari mund të regjistrojë më shumë se një njehsor. Për informata më të hollësishme mbi regjistrimin dhe përdorimin e aplikacionit mobil eKesco, mund të shkarkoni manualin udhëzues për përdorim të eKesco-s.
Për të pranuar informatat mbi ndërprerjet e planifikuara të energjisë elektrike, ju mund të regjistroheni në aplikacionin “eKesco”.
Aplikacioni eKesco rregullon dukshëm qasjen në informata publike, duke marrë njoftime në kohë reale mbi punimet në rrjet,në secilin qytet, lokalitet e lagje.
KESCO sh.a.ofron disa mënyra të pagesës së faturave të energjisë elektrike
- Arkave të KESCO-s (shko tek harta).
- Aplikacionit eKesco, ku pagesat mund të bëhen me të gjitha kartelat vendore dhe ndërkombëtare Visa dhe Master Card.
- Në faqen pagesa direkte nëpërmjet ueb-faqes së KESCO-s.
- Bankave komerciale.
- Institucioneve financiare jo-bankare.
- Përmes Postës së Kosovës.
Informata tjera lidhur me pagesat dhe kërkesat tjera, mund t’i gjeni edhe në rubrikën Shërbime online në Qendrën e Ndihmës së KESCO-s.
Të gjithë konsumatorët ekzistues të cilët kanë nevojë për shërbime të ndryshme të energjisë elektrike nga KESCO sh.a., mund të paraqiten në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë, duke specifikuar kërkesën apo ankesën e tyre, si më poshtë:
Hapi 1- Paraqituni në sportelet e Shërbimit për Konsumatorë ose shkarkoni formularin.
Hapi 2- Plotësoni të dhënat mbi konsumatorin në formën e lartcekur.
Hapi 3- Vendosni shenjën (kliko në katrorin e hijezuar) për të specifikuar llojin e ankesës apo kërkesës siç përshkruhet në formë.
Hapi 4- Shënoni ndonjë të dhënë që mund t’ju ndihmojë në shqyrtimin më të drejtë të kërkesës tuaj.
Hapi 5- Nënshkruani formën dhe vendosni datën.
Hapi 6- Dorëzoni formën në sportelin më të afërt të KESCO-s. Gjatë dorëzimit, zyrtari në sportel do t’ju japë një numër reference, me të cilin dëshmohet se keni bërë kërkesë/ankesë.
Konsumatorët mund të parashtrojnë kërkesa apo ankesa lidhur me shërbimet e energjisë elektrike edhe përmes postës elektronike: info@kesco-energy.com, Qendrës së Thirrjes, aplikacionit eKesco apo faqes zyrtare në Facebook.
Klienti duhet të bëjë kërkesë për ri-kyçje në Departamentin për Konsumatorë të KESCO-s.
Bazuar në Rregulloren e ZRRE-së nr. 09/2017 për shkyçje dhe ri-kyçjen e konsumatorëve në sektorin e energjisë, në kapitullin VI dhe nenin 23, afatet dhe kushtet për ri-kyçje deklarohen të jenë:
- Ndërmarrja e energjisë do të ri-kyç objektin e shkëputur të klientit jo më vonë se 24 orë pasi të jenë plotësuar kushtet e ri-kyçjes.
- Nëse, për ndonjë arsye teknike, klienti nuk mund të ri-kyçet brenda afatit të përshkruar më sipër, konsumatori mund të paraqesë kërkesën përmes Qendrës së Thirrjes ose Zyrës së Kujdesit për Konsumatorë.
Lexoni artikullin kërkesa për rikyçje në KESCO për më shumë.
Tarifat me pakicë të energjisë elektrike janë të rregulluara dhe të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Struktura ekzistuese tarifore ditore përbëhet nga tarifa e lartë (TL) dhe tarifa e ulët (TU).
Koha e shfrytëzimit të tarifës së lartë prej 1 tetorit deri më 31 mars është nga ora 07:00 deri në ora 22:00, ndërsa prej 1 prillit deri më 30 shtator është nga ora 08:00 deri në 23:00.
Ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen (shifra e konsumatorit ose numri i referencës që është e shënuar në fund të faturës).
Në rast të gabimeve gjatë pagesës së faturave të energjisë elektrike, ju sugjerojmë të vizitoni sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO në distriktin tuaj përkatës, për të parashtruar kërkesë për përmirësimin e gabimit lidhur me pagesën.
Në rast të pagesës përmes institucioneve financiare jo-bankare, ju lutem të drejtoheni në institucionin përkatës ku është realizuar pagesa.
Nëse pagesa është realizuar gabimisht përmes aplikacionit mobil “eKesco”, ju sugjerojmë të na shkruani në e-mailin: info@kesco-energy.com ose parashtroni ankesë në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO.
Fatura juaj e energjisë elektrike nuk do të jetë zero, edhe nëse përdorimi i energjisë elektrike është zero. Ekziston një pagesë mujore e quajtur tarifa fikse, për faktin se ju jeni ende të lidhur me energji elektrike.
Kjo tarifë fikse caktohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji për të mbuluar shpenzimet administrative dhe shërbimet, si: Leximin, faturimin, shpërndarjen e faturës, mirëmbajtjen e llogarisë së konsumatorit, etj.
Për të mos pranuar faturë mujore me tarifë fikse, konsumatori duhet të bëj kërkesë për pasivizim të llogarisë në KESCO.
Në rastet kur ju keni veçse llogari të krijuar në eKesco, por keni harruar fjalëkalimim, keni shënuar gabim numrin e telefonit, apo për arsye tjera ju nuk mund të kyçeni në aplikacion, ju lutem dërgoni email në: info@kesco-energy.com, duke sqaruar saktë çështjen për të cilën nuk mund të kyçeni.
Po ashtu, agjentët tanë nga Qendra e Thirrjeve ( 0800 791 00 ) mund t’ju ndihmojnë në rast se hasni në probleme të tilla. Në cilën do mënyrë që na kontaktoni, ne do të bëjmë më të mirën që të zgjidhim çështjen tuaj sa më parë që të jetë e mundur.
Për të bërë një sugjerim, lavdatë apo ankesë për shërbimet e ofruara, ju mund ta shkarkoni formularin përkatës, ta plotësoni atë dhe ta vendosni në kutitë e sugjerimeve nëpër të gjitha distriktet/nëndistriktet e KESCO-s.
Kompania KESCO nuk ndal provizion gjatë pagesave online të faturave të energjisë elektrike. Në rast të ndalesave, ju lutem të kontaktoni bankën tuaj.
Të gjithë konsumatorët të cilët pranojnë shërbime nga KESCO janë të obliguar të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë. Sidoqoftë, në raste të caktuara, kategoritë sikurse rastet sociale, janë të rregulluara me legjislacion nga institucionet vendore.
Për këtë qëllim, KESCO bashkëvepron ngushtë me Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale për të implementuar subvencionet për kategoritë e rasteve sociale, sipas listave të përcaktuara nga ministria përkatëse.
Për çdo informatë lidhur me rastet sociale, konsumatorët duhet të drejtohen në Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.
Fatura e energjisë elektrike dorëzohet çdo muaj fizikisht në adresën që është e specifikuar në kontratën për furnizim me energji elektrike.
Sipas Nenit 28 të Rregullave për Kushte të Përgjithshme të furnizimit me energji elektrike, pika 4 thekson: ‘’Faturat duhet të dërgohen në adresën e konsumatorit që është specifikuar në kontratën për furnizim.
Nëse nuk është specifikuar adresa ose është specifikuar në mënyrë të pasaktë, ose jo të plotë apo nëse konsumatori nuk gjendet më në adresën e specifikuar, furnizuesi do ta bëjë dërgesën në vendndodhjen fizike ku ka ndodhur shfrytëzimi i energjisë’’.
Mundësi tjetër për të pranuar faturën e energjisë elektrike është edhe përmes aplikacionit eKesco, kërkesës zyrtare përmes e-mailit info@kesco-energy.com ose platformave tjera online që janë në shërbim të konsumatorëve.