alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq eng srb
gradient

Shërbimet online

Kurseni vetes kohë duke përdorur opsionet tona të vetë-shërbimit.

computer

Shërbimet që mund t’i merrni në aplikacionin eKesco tanimë janë të qasshme edhe përmes uebfaqes së KESCO-s. Këto shërbime ju mundësojnë të merrni të gjitha informacionet që ju nevojiten në lidhje me furnizimin me energji elektrike, në çdo kohë dhe nga kudo në botë.

Verzioni ueb i eKesco-s

A keni llogari të hapur në eKesco?  Nëse nuk e keni një të tillë, regjistrimi zgjat vetëm pak minuta. Gjatë përdorimit online të versionit ueb të aplikacionit eKesco, ju mund t'i merrni shërbimet online si: 

  • Kontrolloni gjendjen e faturës tuaj;
  • Kryeni pagesat e faturave;
  • Krahasoni shpenzimet aktuale me ato paraprake;
  • Kalkuloni shpenzimet e përafërta të pajisjeve shtëpiake;
  • Raportoni ndalesat e energjisë elektrike;
  • Parashtroni kërkesa dhe ankesa;
  • Njoftohuni për punime të planifikuara në rrjet;
  • Shumë shërbime tjera të qasshme falas.

Pagesa direkte

Përdorni faqen Pagesa direkte për të bërë pagesat e energjisë elektrike online pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia. E gjitha që ju duhet është shifra e konsumatorit për të marrë shërbimin. Mjafton të jeni të lidhur me internet. Është shumë thjeshtë dhe lehtë!

Shkarko aplikacionin eKesco