alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq

KONTRATA ME KESCO – Obligim ligjor

Të gjithë konsumatorët e KESCO duhet të konsiderojnë renovimin e kontratës me KESCO. Përditësimi i të dhënave dhe nënshkrimi i kontratës me të dhëna të sakta është OBLIGIM LIGJOR. 

Kategorizimi i konsumatorëve për përditësim të të dhënave dhe nënshkrim të kontratës me të dhëna te sakta është paraqitur në rubrikat në vijim.

Përditësimi i të dhënave

Përditësimi i të dhënave personale brenda kontratës

KONSUMATORË SHTËPIAKË
 

  • Kur keni për të ndërruar numrin e telefonit, adresën, email-in dhe numrin personal, atëherë konsumatori me kopje të letërnjofimit paraqitet në zyret e kujdesit për konsumatorë për të nënshkruar kontratën për furnizim me energji elektrike me të dhëna të përditësuara.
  • Në qoftë se ka person të autorizuar, nevojitet edhe autorizimi i noterizuar.

 

KONSUMATORË BIZNESORË

  • Kur keni për të ndërruar numrin e telefonit, adresën, email-in dhe numrin personal, atëherë konsumatori me kopje të letërnjofimit paraqitet në zyret e kujdesit për konsumatorë për të nënshkruar kontratën për furnizim me energji elektrike me të dhëna të përditësuara. 
  • Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj).
  • Në qoftë se ka person të autorizuar nevojitet edhe autorizimi i noterizuar.
Përditësimi i të dhënave në rast të vdekjes së pronarit të njehsorit

KONSUMATORË SHTËPIAKË

Renovimin e kontratës për ndryshim të emrit, mund ta bëni në këto dy raste:

  • Me akt noterial të trashëgimisë;

  • Me certifikatë të vdekjes së personit, certifikatë familjare dhe dëshminë për posedimin e pronës.

 

KONSUMATORË BIZNESORË

Renovimin e kontratës për ndryshim të emrit, mund ta bëni në këto dy raste:

  • Me akt noterial të trashëgimisë;

  • Me certifikatë të vdekjes së personit, certifikatë familjare dhe dëshminë për posedimin e pronës;

  • Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj).

 

Përditësimi i të dhënave në rast të shitblerjes së pronës

KONSUMATORË SHTËPIAKË
Dokumentet  që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:

  • Kontrata e shit-blerjes e noterizuar;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Nëse ka person të autorizuar, nevojitet autorizimi i noterizuar.


KONSUMATORË BIZNESORË
Dokumentet  që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:

  • Kontrata e shit-blerjes e noterizuar;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj);
  • Nëse ka person të autorizuar, nevojitet autorizimi i noterizuar.
Përditësimi i të dhënave në rast të qira-marrjes dhe qira-dhënies

KONSUMATORË SHTËPIAKË

Dokumentet  që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:

  • Kontrata qirasë e noterizuar;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Nëse ka person të autorizuar, nevojitet autorizimi i noterizuar.

 

KONSUMATORË BIZNESORË

Dokumentet  që ju nevojiten për përditësimin e të dhënave në këtë rast:

  • Kontrata qirasë e noterizuar;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata e biznesit (jo më e vjetër se 6 muaj);
  • Nëse ka person të autorizuar, nevojitet autorizimi i noterizuar.

VËMENDJE: Secili konsumator duhet të bëjë përditësimin e të dhënave në qytetin ku e posedon pronën dhe njehsorin për atë pronë.