
Rritja e mundësive ekonomike për gratë
Investimi në gra është investim në sukses!
Angazhimin e vërtetë në përkrahje të grave, KESCO e tregon duke integruar mundësitë ekonomike për gra në aktivitetet e kompanisë.
Nuk mjafton vetëm të flasim dhe të shkruajmë për fuqizimin ekonomik të grave, ajo e cila ka rëndësi është plotësimi i kësaj retorike me investime specifike për gratë.
KESCO ka filluar prej kohësh që të përkrahë bizneset në pronësi të grave, shpesh duke i mbështetur me donacione që ju kanë shërbyer për tu rritur dhe konkuruar në tregun e sotëm vendor.
Vetëm në vitet e fundit, KESCO ka përkrahur vazhdimisht ndërmarrjet në pronësi të grave në zinxhirin vendor të furnizimit me energji elektrike por edhe në blerjen e produkteve të prodhuara nga gratë.
Sa i përket pjesëmarrjes së grave në kompaninë e KESCO-s, 100% e udhëheqësisë janë gra, ndërsa 55% e punonjësve poashtu janë gra. KESCO beson që numra të tillë shërbejnë si shtytje dhe shembull për kompanitë në vend.