Rëndësia e shifrës së konsumatorit
Ky artikull shtjellon dhe informon rreth shifrës së konsumatorit dhe pse na duhet ajo për marrjen e shërbimeve në Kesco. Shifra e konsumatorit përbëhet nga një kod me shkronja dhe numra dhe gjendet në pjesën e sipërme të faturës të energjisë elektrike që ju pranoni nga KESCO çdo muaj.
Për shembull, nëse shifra juaj fillon me DGJ, atëherë kjo nënkupton se ju jeni nga Distrikti i Gjakovës. Gjithsej janë shtatë distrikte në tërë territorin e Kosovës, të cilat janë të paraqitura kështu: DPR - Distrikti i Prishtinës, DMI – Distrikti Mitrovicës, DPE – Distrikti i Pejës, DPZ – Distrikti i Prizrenit, DFE – Distrikti i Ferizajt, DGL – Distrikti i Gjilanit, DGJ – Distrikti i Gjakovës.
Shkronjat e para shënojnë rajonin prej nga vjen konsumatori, ndërsa numri pasues është numër identifikues i veçantë për secilin konsumator. Pra për të marrë shërbimet e KESCO, sidomos ato online, ju duhet të dini shifrën tuaj të konsumatorit krahas të dhënave të tjera, varësisht nga infomacioni që kërkoni.
- Nëse na kontaktoni në Qendrën e Thirrjes është shumë e rëndësishme ta keni në dispozicion shifrën tuaj të konsumatorit, sepse kështu na ndihmoni të ju identifikojmë si konsumator të Kesco-s dhe të merrni sa më shpejt përgjigje rreth pyetjeve tuaja.
Pra, kur kontaktoni Qendrën e Thirrjes, sistemi IVR ose zëri i automatizuar kërkon nga ju të shënoni shifrën e konsumatorit, në mënyrë që të ju identifikojë si konsumator të KESCO-s.
- Gjithashtu, regjistrimi në aplikacioni eKesco bëhet pikërisht përmes shifrës së konsumatorit, ku ju duhet ta identifikoni dhe shënoni shifrën tuaj në mënyrë që regjistrimi juaj të realizohet me sukses. Përmes shifrës tuaj si numër identifikues, e-kesco paraqet pasqyrën e qartë të shpenzimeve të energjisë elektrike dhe shumë shërbime tjera në të cilat ju mund të qaseni online.
- Edhe pagesat dhe shërbimet e tjera online në uebfaqe mund të realizohen duke shënuar shifrën e konsumatorit.
Shifra juaj e konsumatorit në aplikacionin eKesco gjendet në kategorinë “Menaxho njehësorët”, saktësisht në dritaren kryesore të këtij aplikacioni.
Në këtë kategori, ju mund të shtoni njehsorë sipas nevojës dhe t'i menaxhoni ata. Pra nën këtë menu gjeni informatat për të gjithë njehsorët aktual, përfshirë shifrën e konsumatorit, emrin dhe mbiemrin e konsumatorit.
Më e mira është se aplikacioni eKesco mundëson të shtoni deri në 10 njehsorë, duke hapur vetëm një llogari të vetme. Pra 10 pika matëse të shtëpive të ndryshme mund të menaxhohen edhe jashtë Kosove në kohë reale.
Duke e ditur shifrën e konsuamtorit, ju mund qaseni shpejt në shërbime si:
- Punimet e planifikuara që janë duke ndodhur në lokacionin prej nga edhe mund të jetë afektuar pika juaj matëse,
- Informatat rreth mungesës së energjisë elektrike si rezultat i ndonjë avarie në rrjetin elektrik,
- Informatat rreth obligimit tuaj financiar në Kesco, etj.
Nëse këto informata të ofruara nuk janë të mjaftueshme, konsumatori mund të zgjedhë lloje tjera të kanaleve të komunikimit për të na kontaktuar.
Për të mësuar më shumë pse është e rëndësishme të keni shifrën tuaj pranë vetes kur telefononi në Qendrën tonë të Thirrjes, dëgjoni Fitore Hajrullahun, nga zyra e Kujdesit për Konsumatorë këtu.