6 lehtësirat ose arritjet e KESCO-s në shërbim të konsumatorëve
Avancimet e shërbimeve të KESCO-s janë të shtrira në shumë horizonte, mirëpo në blogun më poshtë, ne po përmendim disa nga më të rëndësishmet – ato që KESCO ka bërë për ta rritur transparencën dhe komunikimin efektiv me konsumatorë përgjatë vitit 2023.
- Është hapur pika e re te qafa me të gjitha shërbimet në një vend
Pika jonë e re KESCO Premium Center është hapur në vititn 2023, te Rruga Fehmi Agani, ose tek Kafet e Vogla në Prishtinë. Me këtë pikë ne do të jemi edhe më afër bizneseve, me zyre të veçanta që do trajtojnë kërkesat e konsumatorëve biznesorë me prioritet. Përkujdesi për konsumatorë do ofrojë konsultime rreth shërbimeve tona, e hënë e premte nga ora 7:30 - 18:00, ndërsa të shtunën do të punojmë nga ora 08:30 deri në 16:30.
- Janë krijuar zyret e veçanta për konsumatorët biznesorë;
KESCO ka hapur një kanal të drejtpërdrejtë për komunikim me biznese, për të cilën janë caktuar një ekip menaxhues që do të merren drejtpërdrejt me secilën kërkesë të tyre. Në emailin e dedikuar për ta: bizline@kesco-energy.com, të gjitha bizneset mund të shkruajnë lidhur me çështjet që duan të informohen, apo edhe konsulta lidhur me pagesat e energjisë elektrike.
- Kemi bërë trajnimin e agjentëve të Qendrës së Thirrjes dhe Përkujdesit për Konsumatorë prioritet;
Në vazhdën e shumë punëve në përmirësimin e shërbimeve, Qendra e Thirrjeve në KESCO, ka angazhuar edhe Eksperten për Sigurim të Cilësisë, për t’i komunikuar secilit agjent/e punën e vet përmes fakteve dhe numrave, duke ofruar mundësinë e korigjimit dhe vet-korigjimit nga ta.
Ndërsa stafi në zyrat e Kujdesit për Konsumatorë janë trajnuar mbi temat: Komunikimi me konsumatorin, Pranimi dhe delegimi i saktë dhe me kohë i kërkesave/ankesave të konsumatorëve, Shqyrtimi i ankesës/kërkesës dhe mbylla e lëndës si dhe Trajtimi i disa lëndëve praktike.
Gjatë vitit 2023 po ashtu janë realizuar këto lehtësira për konsumatorë:
- Është aktivizuar linja e re e komunikimit përmes CHATBOT (në webfaqe dhe messenger);
- Janë shtuar veçori të reja në aplikacionin eKesco (Shkarkojeni aplikacionin këtu).
- Kemi realizuar anketën për t’i përmirësuar shërbimet ndaj konsumatorëve.