Pyetjet më të shpeshta
Çfarë do të thotë liberalizimi i tregut të energjisë?
Liberalizimi i tregut të energjisë do të thotë hapja e tregut për konkurrencë, duke i dhënë konsumatorëve të drejtën të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike. Në një treg të liberalizuar, konsumatorët, në vend që të furnizohen vetëm nga një kompani e caktuar, mund të zgjedhin ndërmjet furnizuesve të ndryshëm, të cilët konkurrojnë për t'u ofruar çmime dhe shërbime më të mira.
Çfarë do të thotë Furnizuesi me Shërbim Universal?
Furnizuesi me Shërbim Universal (FSHU) është një kompani e licencuar që ofron furnizim të garantuar me energji elektrike për konsumatorët që kanë të drejtë të përfitojnë nga ky shërbim, zakonisht çmime të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit për Energji.
Kush është Furnizuesi me Shërbim Universal në Kosovë?
KESCO është Furnizuesi me Shërbim Universal në Kosovë që ofron energji elektrike me tarifa të rregulluara nga ZRrE.
Cilat janë kriteret për t’u furnizuar me çmime të rregulluara përmes Furnizuesit me Shërbim Universal?
Sipas kornizës legjislative në Kosovë, të drejtën e furnizimit me tarifa të rregulluara përmes furnizuesit me shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët shtëpiakë dhe komercialë që kanë qarkullim vjetor më pak se dhjetë (10) milionë euro dhe jo më shumë se pesëdhjetë (50) punonjës.
A duhet të dëshmoj që biznesi im ka më pak se 50 punonjës dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor?
Çdo konsumator komercial që ka më pak se 50 punonjës dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor gjatë vitit 2024, duhet të dërgoj në KESCO dokumentet në vijim:
Certifikatën e biznesit me numrin unik
Shifrën e konsumatorit të energjisë elektrike të bizneseve përkatëse
Unë nuk kam pranuar njoftimin për furnizim në treg të hapur?
Edhe nëse fizikisht nuk keni pranuar njoftimin për çfarëdo arsyeje (p.sh. keni biznesin në objekt me qira, lexuesit tanë nuk e kanë gjetur biznesin e hapur për të lënë njoftimin, etj.), ju duhet të dorëzoni dokumentacionet e kërkuara nëse plotësoni kriteret dhe vendosni të furnizoheni me furnizuesin universal (për rastet që kanë më pak se 50 punonjës ose nën 10 milionë euro qarkullim vjetor).
Nëse nuk dërgojmë informacionet e kërkuara te KESCO si Furnizues Universal, çfarë ndodh?
Nëse KESCO si furnizues universal nuk i pranon dukumentet e kërkuara nga bizneset (certifikatën e biznesit dhe shifrat e konsumatorëve), atëherë nuk mund t’ju sigurohet furnizimi me tarifa të rregulluara nga data 1 qershor 2025. Këto biznese duke mos dërguar dokumentacionin e kërkuar dëshmojnë se duan të dalin në treg të hapur dhe të zgjedhin vet furnizuesin e tyre.
Ku duhet t’i dorëzoj dokumentet që KESCO i kërkon për të vazhduar furnizimin me KESCO (për bizneset me më pak se 50 punonjës ose më pak se 10 milionë euro qarkullim)?
Certifikata e biznesit me numrin unik duhet të dërgohen në postën elektronike komerciale@kesco-energy.com apo të sillen në njërën nga qendrat e shërbimit me konsumatorë në KESCO. Ju duhet të dorëzoni edhe shifrat e konsumatorëve që janë nën menaxhimin e biznesit tuaj (e gjeni në anën e sipërme të faturës p.sh DPR 00000).
Unë e kam biznesin në objekt me qira, rrymën e paguaj te pronari i ndërtesës. Si duhet të veproj?
KESCO njeh si konsumator fundor çdo konsumator me të cilin ka marrëdhënie kontraktuale, respektivisht konsumatorët të cilët i faturon. Në këtë rast, është barrë e pronarit të ndërtesës të dëshmojë dokumentacionin e kërkuar dhe/apo kërkohet nga ju të rregulloni marrëdhëniet kontraktuale me KESCO-n.
Nuk e kam aspak të qartë këtë proces të furnizimit në treg të lirë. Ku të drejtohem?
Nëse jeni konsumator komercial dhe keni pyetje rreth këtij procesi, mund të shkruani në emailin e dedikuar komerciale@kesco-energy.com ose të telefononi në numrat 038 501 701 2020 dhe 038 79 2020. Për informata të tjera, mund të drejtoheni në emailin zyrtar info@kesco-energy.com apo në numrin pa pagesë 0800 791 00.
Në rast të gabimeve gjatë pagesës së faturave të energjisë elektrike, ju sugjerojmë të vizitoni sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO në distriktin tuaj përkatës, për të parashtruar kërkesë për përmirësimin e gabimit lidhur me pagesën.
Në rast të pagesës përmes institucioneve financiare jo-bankare, ju lutem të drejtoheni në institucionin përkatës ku është realizuar pagesa.
Nëse pagesa është realizuar gabimisht përmes aplikacionit mobil “eKesco”, ju sugjerojmë të na shkruani në e-mailin: info@kesco-energy.com ose parashtroni ankesë në sportelet e Kujdesit për Konsumatorë në KESCO.
Ju mund të kryeni pagesat me anë të këtyre shërbimeve nëse keni bërë një marrëveshje me bankën me të cilën operoni. Mjafton që në momentin e kryerjes së pagesës të plotësoni në mënyrë të saktë informacionet që do t’ju kërkohen (shifra e konsumatorit ose numri i referencës që është e shënuar në fund të faturës).
Kompania KESCO nuk ndal provizion gjatë pagesave online të faturave të energjisë elektrike. Në rast të ndalesave, ju lutem të kontaktoni bankën tuaj.
Të gjithë konsumatorët të cilët pranojnë shërbime nga KESCO janë të obliguar të përmbushin obligimet e tyre ndaj kompanisë. Sidoqoftë, në raste të caktuara, kategoritë sikurse rastet sociale, janë të rregulluara me legjislacion nga institucionet vendore.
Për këtë qëllim, KESCO bashkëvepron ngushtë me Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale për të implementuar subvencionet për kategoritë e rasteve sociale, sipas listave të përcaktuara nga ministria përkatëse.
Për çdo informatë lidhur me rastet sociale, konsumatorët duhet të drejtohen në Ministrinë e Punëve dhe Mirëqenies Sociale.