
Pse nuk ka përfunduar akoma kriza energjetike?
Kriza energjetike e Evropës filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt 2022. Rusia vendosi sanksione, të cilat çuan në një shtrëngim të tregut global të gazit, veçanërisht në Evropë, pasi që Rusia më parë furnizonte rreth 40% të gazit natyror të rajonit.
Në përgjigje të kufijve të çmimeve, Rusia ndaloi eksportin e naftës dhe produkteve të naftës sipas kontratave me dispozitat e pajtueshmërisë me kufirin e çmimit. Dhe kur disa vende anëtare të BE-së refuzuan t'i përmbaheshin sistemit të ri të pagesave të vendosura nga Rusia në tremujorin e dytë të 2022, firma ruse energjetike e kontrolluar nga shteti Gazprom ndërpreu në mënyrë të njëanshme një pjesë të konsiderueshme të furnizimeve të saj me gaz.
Në përgjithësi, sanksionet, të kombinuara me kundërmasa të ndryshme ekonomike dhe sabotimin e Nord Stream 2 – një tubacion gazi që kalon nga Rusia në Gjermani – çuan në furnizim të ngushtë në tregun e gazit, veçanërisht në Evropë. Kjo çoi në rritje drastike të çmimit të energjisë.
Pavarësisht se çmimet aktuale të tregut janë shumë më të ulta sesa pritshmëritë në fillim të këtij viti, përsëri ato janë 2-3 herë më të larta sesa periudha para krizës energjetike.
Dimri I qetë në vitin 2022-2023 ka ndihmuar dukshëm në aspektin e krizës dhe Evropa ka përdorë një sasi më të ulët të gazit, gjë që ka ndikuar në çmimet më të ulëta jo vetëm për dimër por edhe për stinorin e verës.
Raporti aktual I depozitimit të gazit është më I lartë se 80%, që është shifër e mirë dhe vendet e BE-së kanë kohë të rrisin këtë sasi. Kjo shifër mbanë pritshmëritë që të kemi çmime më të ulëta por kjo nuk do të thotë se kriza ka mbaruar, sepse dihet që nuk do të ketë rritje të rrjedhës së gazit në të ardhmen, e normalisht që kjo do t’I mbajë çmimet e energjisë dy herë më të larta sesa periudha normale. Për më tepër, nëse përballemi me një dimër më të ftohtë, kjo do të ndikojë jo vetëm në situatën e krizës në të njëjtën periudhë por edhe në stinët e ardhshme.
Dihet se nuk do të ketë rritje të rrjedhës së gazit në të ardhmen e afërt. Që i mban çmimet dy herë më të larta se periudha normale. Për më tepër, nëse përballemi me një dimër më të ftohtë, kjo do të ndikojë jo vetëm në situatën për të njëjtën periudhë, por edhe në stinët e ardhshme.
Pra, nga fillimi i këtij viti në krahasim me vitin e kaluar, çmimet në bursa janë shumë më të ulëta. Megjithatë, në këtë moment nuk mund të konkludojmë se kriza ka përfunduar. Do të duhen 4-5 vjet që të kthehemi në kushtet e para krizës.
Megjithëse kriza energjetike e Evropës mund të ketë mbaruar në një kuptim akut, tani vjen pjesa e vështirë. BE-ja dhe qeveritë kombëtare do të duhet të shkojnë përtej masave emergjente dhe të vendosin struktura që sigurojnë konsum afatgjatë më të ulët të gazit.
Megjithatë, të gjithë kemi nxjerrë disa mësime nga viti i kaluar për të shmangur që çmimet të mos rriten sërish ndjeshëm. Të gjitha vendet duhet të përmbushin detyrat e tyre brenda kësaj periudhe. E gjithë Evropa ishte gati të ndryshonte drejt një tranzicioni të gjelbër, por kjo krizë na kujtoi se ne duhet të jemi më të shpejtë për t'u përshtatur me normalitetin e ri.
Sidomos në një kohë krize si tani, çështja e çmimeve është e vështirë të parashikohet pasi çmimet pasqyrojnë raportin ndërmjet kërkesës dhe energjisë së disponueshme, e cila mund të ndikohet nga shumë faktorë të tjerë. Në rastin tonë, çmimi i importit varet nga çmimi i bursave në rajon. Dimri për ne do të varet shumë nga disponueshmëria e prodhimit vendas, dhe nga kushtet klimatike që do të mbizotërojnë pasi importi do të vijë kryesisht nga këta faktorë. Gjithashtu, kursimi i energjisë nga konsumatorët do të jetë një ndihmë.
Çka duhet të veprojmë ne dhe cili është zgjidhja nga Bashkimi Evropian në këtë situatë?
Qeveritë duhet të vazhdojnë me politikat mbështetëse për sektorin e energjisë, të bëjnë thirrje për ndërgjegjësimin e konsumatorëve për të kursyer energjinë elektrike si dhe zbatimin e masave të mundshme siç bëri BE.
Bashkimi Evropian (BE) ka zbatuar disa masa për të adresuar krizat energjetike si:
- Diversifikimi i Burimeve të Energjisë me synimin për të reduktuar varësinë nga një burim i vetëm energjie. Kjo përfshin promovimin e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë si energjia e erës, diellit dhe hidrocentralit, si dhe eksplorimin e opsioneve alternative të energjisë si energjia bërthamore.
-Masat e efikasitetit të energjisë për të reduktuar konsumin e përgjithshëm të energjisë. Kjo përfshin promovimin e teknologjive me efikasitet të energjisë, përmirësimin e standardeve të efiçencës së energjisë për ndërtesat dhe pajisjet dhe inkurajimin e praktikave të kursimit të energjisë.
- Investimi në zhvillimin e infrastrukturës energjetike për të përmirësuar lidhjen dhe për të lehtësuar rrjedhën e qetë të energjisë nëpër shtetet anëtare. Kjo përfshin ndërtimin dhe zgjerimin e tubacioneve të gazit, rrjeteve të energjisë elektrike dhe ndërlidhjeve për të siguruar një furnizim të besueshëm me energji.
-Integrimi i tregut të energjisë, duke punuar për integrimin e mëtejshëm të tregjeve të energjisë të shteteve anëtare për të nxitur konkurrencën, për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të përmirësuar tregtinë ndërkufitare të energjisë. Kjo lehtëson shpërndarjen dhe shfrytëzimin efikas të burimeve të energjisë.
Por a është duke na afektuar kriza energjetike edhe këtë vit?
Padyshim që po. Ndikimi i krizës energjetike është ende i dukshëm në të gjithë sektorin e energjisë elektrike në vendin tonë. Çmimet kanë filluar të rriten që nga vera e vitit 2021 dhe na kanë prekur prej një periudhe të gjatë kohore. Edhe pse subvencionet qeveritare dhe marrëveshja për transferimin e energjisë me KEK-un dhe KESH-in kanë ndihmuar shumë, kompensimi do të marrë kohë si rezultat i mos reflektimit në kohë në kostot e tarifave.
Se çka do të ndodhë këtë dimër, mbetet e paparashikueshme sepse gjithçka mund të ndodhë, por me siguri që ky dimër nuk do të jetë aspak i lehtë.