Alo, n’ekesco përgjigjen e ke!
- Kontrollo faturën e fundit dhe parapraket;
- Shih kohën e ndërprerjeve të energjisë (punimet e planifikuara);
- Zgjidh me efikasitet kërkesat tuaja;
- Qasu menjëherë, në çdo kohë dhe kudo;
- Nxjerr raport dhe përvojë të personalizuar për secilin njehsor.
Shumë shpesh ndodhë që konsumatorët tonë të kërkojnë ndihmë ose informacione shtesë për kërkesat e tyre nga Qendra e Thirrjes në KESCO. Përderisa ne e vlerësojmë çdo ndërveprim me ne, si alternativë më të lehtë dhe më të qasshme ua rekomandojmë aplikacionin ekesco.
Ky blog synon të nxjerrë në pah benefitet e shumta të përdorimit të aplikacionit eKesco, krahasuar me Qendrën e Thirrjeve, duke theksuar lehtësinë dhe efikasitetin që aplikacioni ka për të adresuar kërkesat e zakonshme që ju keni për ne.
Pse përdorimi i aplikacionit eKesco do t'ju mjaftojë për të gjitha kërkesat tuaja?
1. Ka qasje të menjëhershme, në çdo kohë dhe kudo
Aplikacioni ynë ju ka qasje 24/7 në një gamë të gjerë shërbimesh dhe informacionesh në majë të gishtve. Nuk ka pritje për shërbime, thjesht hyni dhe kërkoni çka ju nevojitet dhe sa herë që ju nevojitet.
2. Zgjidhje efikase
Aplikacioni eKesco ju ofron mundësi t’i zgjidhni pyetjet ose çështjet tuaja me lehtësi. Përmes aplikacionit ju mund të navigoni pa vështirësi nëpër seksione të ndryshme, të kontrolloni statusin e llogarisë tuaj, të paguani faturat ose të parashtroni kërkesa e të ndiqni statusin e zgjidhjes së tyre.
3. Përvojë e personalizuar
Njoftimet dhe përditësimet e përshtatura ju mbajnë të informuar për veçoritë e reja, promovimet ose njoftimet që lidhet me punimet paraprake, duke u siguruar që të mbërrijë informacioni te ju me kohë dhe me saktësi.
4. Mbështetja juaj mund të bëjë ndryshim
Duke përdorur aplikacionin tonë, ju jo vetëm që gjeni komoditet më të madh, por gjithashtu na ndihmoni në optimizimin e shërbimit tonë ndaj konsumatorit. Zvogëlimi i vëllimit të telefonatave i lejon agjentët tanë të qendrës së thirrjeve të fokusohen në pyetje komplekse e urgjente, duke ofruar mbështetje me cilësi më të lartë për çështje të ndërlikuara.
Për më shumë:
Shkarkojeni aplikacionin në Android: http://bit.ly/eKesco-Android
Shkarkojeni aplikacionin në iOS: http://bit.ly/eKesco-iOS