shq eng srb

Frequently Asked Questions

Do you have any question? We are here for you!

How to register in the mobile application "eKesco"?

The eKesco mobile application can be downloaded at:

On Android (PlayStore), iPhone(AppStore), looking for eKesco. After downloading, register by filling in your details: Code, name and surname, phone number and your e-mail. The customer can register more than one meter in one account. For more detailed information on registering and using the eKesco mobile app, you can download the eKesco manual.

At the address: kesco-energy.com you can find a more detailed manual about using the application.

I can't log in to the eKesco app. What should I do?

In cases where you have already created an account in eKesco, but you have forgotten your password or you cannot log in for other reasons, please send an email to: info@kesco-energy.com, by clearly explaining your problem.

Our Call Center agents can also help you in case you encounter such problems. Whichever way you contact us, we will do our best to resolve your issue as soon as possible.

Pse nuk mund të regjistrohem në aplikacionin eKesco?

Nëse të gjitha të dhënat tuaja janë të sakta, si email adresa aktive dhe fjalëkalimi i llogarisë suaj në eKesco dhe ju prapë nuk mund të kyçeni në aplikacion, atëherë, ju lutem, sigurohuni që numri juaj personal i letërnjoftimit nuk ka skaduar, ngase regjistrimi në aplikacion nuk mund të procedojë tutje nëse ka ndodhur kjo e dyta.

Përveç kësaj, nëse dikush tjetër është regjistruar me të njëjtat të dhëna personale në aplikacion, nuk mund të regjistroheni edhe ju. Në këtë rast ju paraqitet njoftimi me shkrim se “në këtë llogari është regjistruar dikush tjetër”. Kështu, nëse emri juaj është edhe në faturën ose në shifrën për të cilën kërkoni të regjistroheni, atëherë na shkruani në emailin tonë zyrtar: info@kesco-energy.com, me kërkesë që të fshihet regjistrimi i personit paraprak në llogarinë tuaj.

 

 

Si ta ndryshoj fjalëkalimin në eKesco?

Fjalëkalimin në llogarinë tuaj të eKesco-s rekomandohet ta ndërroni përmes emailit fillestar me të cilin jeni regjistruar në llogari. Shikojeni inboxin tuaj të email adresës për t’u kyçur në linkun e rivendosjes/ndërrimit. Kjo procedurë është shumë e shpejtë dhe efikase.

Nëse ende keni problem ta ndryshoni fjalëkalimin ose e keni harruar at, na dërgoni njërën nga të dhënat bazike në emailin tonë: info@kesco-energy.com: emailin me të cilin jeni regjistruar, shifrën tuaj të konsumatorit ose numrin personal dhe ne do ta rivendosim fjalëkalimin tuaj. Në momentin e rivendosjes do të pranoni mesazhin me fjalëkalimin e ri në emailin ose në numrin e telefonit që e keni të regjistruar në aplikacion.

Pse nuk më funksionon ta kryejë pagesën e energjisë elektrike përmes eKesco-s?

Nëse nuk mund ta kryeni shërbimin e pagesës së energjisë elektrike përmes eKesco-s pasi që keni provuar edhe për të dytën herë, çështja mund të jetë edhe te xhirollogaria bankare/banka juaj. Ju lutem, sigurohuni të dilni edhe një herë nga aplikacioni dhe të hyni përsëri për të parë nëse shqetësimi juaj rreth eKesco-s do të rregullohet. Normalisht pagesat kryhen nga të gjitha bankat aktive në Kosovë.

Nëse edhe kjo mënyrë nuk e mundëson realizimin e pagesës, na shkruani në emailin tonë zyrtar, duke na dërguar edhe njërën nga të dhënat bazike: emailin me të cilin jeni regjistruar, shifrën tuaj të konsumatorit ose numrin personal. Pastaj ne do të njoftojmë shërbimin përkatës të IT-së që ta verifikojë se a ka ndonjë problem me aplikacionin, në mënyrë që ta eliminojmë atë.

Pse aplikacioni ekesco më shfaq vetëm gjendjen e faturës një herë në muaj dhe jo gjendjen momentale?

Sa i përket gjendjes së tanishme, shfaqja e kësaj është e mundur vetëm te njehsorët të cilët lexohen nga distanca. Njehsori juaj është model me lexim me SOND aparat dhe për këtë arsye për këtë lloj të njësorëve më të vjetër mund të gjenerohet fatura vetëm në momentin kur lexohet njehsori nga ekipet tona.

Mundësia tjetër është ndonjë problem teknik momental i komunikimit të njehsorëve nga distanca me bazën e aplikacionit. Për këtë rast na njoftoni përmes emailit tonë zyrtar duke na e dërguar njërën nga të dhënat bazike: emailin me të cilin jeni regjistruar, shifrën e konsumatorit ose numrin personal dhe ne do ta rivendosim fjalëkalimin tuaj. Po ashtu, ne do të njoftojmë shërbimin përkatës të IT-së që ta verifikojë se a ka ndonjë problem në aplikacion dhe ta eliminojë pengesën nëse ajo ekziston.

Gjatë regjistrimit në eKesco më paraqitet “Problem në regjistrim. Ju lutem provoni përsëri”. Çfarë të bëj?

Për këtë problem së pari duhet ta konsultoni manualin e aplikacionit, ta verifikoni se a i jeni përmbajtur hapave të tij. Nëse po, atëherë kujdesuni që të dhënat të regjistruara nga ju të jenë të sakta, numri i telefonit të jetë nga operatorët kosovarë, si dhe të keni të regjistruar numrin personal të letërnjoftimit të lëshuar në Kosovë dhe ajo të jetë me afat valid.

Pse shuma e faturës së fundit figuron ende në eKesco edhe pse e kam paguar?

Mundësia që mos të figurojë vlera e pagesës së fundit të realizuar nga ju mund të ndodhë kur në momentin e realizimit të pagesës nuk ka ndodhur përditësimi i sistemit të pagesave. Kjo kërkon një kohë të shkurtër për të figuruar ndryshimi i fundit. Po ashtu, nëse e keni bërë pagesën jashtë aplikacionit e-kesco në shifër të faturës tjetër (shifër gabim), në këtë rast duhet të verifikoni shifrën që e keni shënuar në fletëpagesë

Pse duhet t’i përditësoj të dhënat në eKesco?

Përditësimi i të dhënave është i rëndësisë funksionale për aplikacionin tonë. Të dhënat bazike, të cilat duhet përditësuar nëse ndryshohen, janë:  numri i telefonit dhe email adresa. Të dhënat mund t’i përditësoni duke e konsultuar udhëzuesin/manualin e aplikacionit. Por, në rastet kur nuk arrini t’i përditësoni ato, na shënoni në emailin tonë zyrtar, duke na dërguar njërën nga të dhënat bazike: emailin me të cilin jeni regjistruar, shifrën e konsumatorit ose numrin personal.

Pse nuk mundem ta printoj faturën nga eKesco me të dhëna komplet të adresës?

Aplikacioni e-Kesco i shfaq të dhënat me **, në rastet kur emri i konsumatorit në aplikacion nuk përputhet me emrin në sistemin tonë. Kjo ndodh me qëllim që të jemi në përputhshmëri me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju lutem, përditësojini të dhënat tuaja më të fundit duke u paraqitur në sportelet e KESCO-s në distriktin tuaj.

Pse nuk më vjen mesazhi në numrin tim personal?

Së pari, ju lutem sigurohuni që e keni vendosur një numër telefoni nga operatorët kosovarë, si Ipko, vala ose të tjerë. Po ashtu, kini parasysh që mesazhi për ta rivendosur/ndërruar fjalëkalimin mund të vonojë 2-5 minuta.

Në rast të mos pranimit të mesazhit edhe pas kontrollimit të arsyeve të lartshënuara, ju lutem na shënoni në emailin zyrtar: info@kesco-energy.com, duke na dërguar njërën nga të dhënat bazike: emailin me të cilin jeni regjistruar në aplikacion, shifrën e konsumatorit tuaj ose numrin personal. Ne do ta verifikojmë dhe ju njoftojmë për fjalëkalimin tuaj.

 

A mund të kryej pagesën e energjisë elektrike nga të gjitha bankat?

Kompania jonë gjatë zhvillimit të aplikacionit eKesco është dashur që për shkak të specifikave të programit, të përcaktohet për një bankë përmes së cilës do të realizohen transaksionet financiare.

Banka në fjalë është vetëm ndërmjetësues i realizimit të pagesës suaj, por ju mund ta bëni pagesën nga cilado bankë pa paguar provizion bankar për transaksionin tuaj.

Dowload eKesco app now