
Qymyri - nga miniera në energji elektrike
Qymyri është formuar miliona vite më parë, madje para dinosaurëve. Kjo lëndë djegëse ka pamje të një guri të zi që shkëlqen. Kur djeget ai liron nxehtësi, për këtë arsye në kohërat e lashta qymyri është përdorur për t’u ngrohur dhe më vonë për të pjekuar gjëra ushqimore.
Djegia e qymyrit ishte më e lehtë sepse qymyri digjet më gjatë se druri, për këtë arsye nuk nevojitej grumbullimi i tij çdo ditë.
Në vitin 1800 njerëzit filluan ta përdorin qymyrin per t’u ngrohur, anijet dhe trenat filluan ta përdorin atë si karburant, ndërsa fabrikat e përdornin për të prodhuar hekur dhe çelik. Sot, qymyri pwrdoret më së shumti për të prodhuar energji elektrike.
Qymyri quhet edhe lëndë djegëse fosile sepse përbëhet nga bimë qe kanë qenë të gjalla dikur. Shumë kohë më parë, kur bimët thaheshin, ato fundoseshin në fund të moçaleve. Këto shtresa bimësh mbuloheshin me ujë dhe baltë vazhdimisht.
Pas një kohe, nxehtësia dhe presioni i ndryshonte këto bimë në qymyr. U deshën shumë vite që të formohet qymyri qw gjendet sot në botë, dhe dihet se njerëzit nuk mund të prodhojnë qymyrin. Për këtë arsye qymyri hyn në grupin e burimeve të paripërtërishme të energjisë.
Shumica e qymyrit gjendet nëntokë. Ndonjëherë qymyri gjendet afër sipërfaqes së tokës dhe minatorët e nxjerrin atë mw lehtw duke pwrdorur makineritë e posaçme. Së pari, ata e gërryejnë tokën pastaj e nxjerrin qymyrin. Kjo quhet minierë sipërfaqësore.
Nëse qymyri gjendet thellë në tokë, minatorët gërmojnë tunele të thella të quajtura puse minierash për të nxjerrë qymyrin. Disa puse minierash janë shumë të thella. Kwto lloje quhen miniera tw thella ose miniera nëntokësore.
Qymyri qe gjendet brenda minierës transportohet nëpërmjet pajisjeve të ndryshme, të cilët e bartin qymyrin jashtë minierës.
Copat e mëdha të qymyrit ngarkohen në mjete transporti dhe pastaj ato dërgohen që të thërrmohen. Ndërsa qymyri i grimcuar transportohet me anije, kamion, transport hekurudhor, apo maune tek përdoruesit industrial.
Shumica e qymyrit në botë përdoret për të prodhuar energji elektrike. Energjia elektrike nga qymyri është energji elektrike qe prodhohet nga energjia e ruajtur në qymyr.
Karboni, i përbërë nga material i bimëve antike, i jep qymyrit të shumtwn e energjisë. Kjo energji lirohet kur digjet qymyri.
Energjia elektrike e fituar nga qymyri përdoret në: ngrohje, ndriçim, transportim, bujqesi, industri, shëndetësi dhe shumë më shumë.