
Gusht 31, 2022
Mënyra efikase për kursimin e energjisë elektrike gjatë verës
Ka disa mënyra se si mund të kurseni energji elektrike gjatë verës dhe nëse mundohemi që te secila paisje elektrike të zbatojmë mënyrat e kursimit si më poshtë, ju do ta vëreni sa shumë keni kursyer energji elektrike, posa që ta pranoni faturën e muajit të ardhshëm.
Bojleri
- Mundohuni që bojlerin ta mbani të ndalur gjatë ditës, apo së paku të zvogëloni kohën gjatë të cilës bojleri qëndron i ndezur.
- Po ashtu nëse është e mundur, mundohuni që ta zvogëloni temperaturën në termostatin e bojlerit, së paku për 3 gradë celsius.
- Gjithashtu, kufizoni shpenzimin e ujit të ngrohtë aty ky është e mundur, si p.sh në lavamanin e kuzhinës apo të banjos.
Gatimi
- Përdorni gazin natyror si burim të energjisë për gatim, atëherë kur keni mundësi.
- Përputhni madhësinë/sipërfaqen e tenxheres suaj të gatimit me madhësinë e pllakës së sobës elektrike. Përdorimi i një pllake të sobës elektrike më të madhe se tenxherja e përdorur për gatim, lejon që nxehtësia të transferohet në dhomë dhe të mos shkojë aty ku duhet.
- Ndalni energjinë në furrë apo pllakë te zierjes së paku 3-5 minuta më herët (para se ta largoni ushqimin nga pllaka apo furra).
- Vendosja e kapakut në një tenxhere lejon që përmbajtja të gatuhet ose zihet më shpejt, duke përdorur më pak energji.
- Përdorni enë të cilat i përshtaten volumit të ushqimit të përgatitur. Mos ngrohni ujë me tepër se sa ju nevojitet.
- Hapni derën e furrës vetëm kur është e nevojshme, që të mos largohet nxehtësia nga paisja elektrike.
Frigoriferi
- Zvogëloni nivelin e ftohjes në nivel optimal p.sh. nga niveli 4 në nivelin 1 apo 2. Kjo do të kursejë 20 deri 30 % të energjisë së shpenzuar më parë nga frigoriferi.
- Hapni derën e frigoriferit vetëm kur është e nevojshme që të mos largohet i ftohti nga pajisja elektrike.
- Prisni derisa ushqimet e nxehta të ftohen përpara se t'i vendosni brenda në frigorifer. Kjo do të shmangë që frigoriferi të punojë më shumë se që duhet normalisht për të mbajtur brendësinë e tij të freskët.
Kondicioneri
- Kondicioneri mund të harxhojë shumë energji në ditët kur temperatura është mesatare. Fikni atë kur nuk është i nevojshëm.
- Programoni termostatin e kondicionerit të mos fillojë derisa temperatura e brendshme të kalojë 24°, që konsiderohet të jetë temperaturë efiçiente e dhomës gjatë verës.
Tjerat paisje elektroshtëpiake, pajisjet elektronike dhe TV
- Përdorni në mënyrë sa më racionale rrobalarësen dhe enëlarësen.
- Të mos i përdorim ato, pa i mbushur me enë/rroba maksimale - aq sa është e lejueshme.
- Në hapësirat ku nuk kemi nevojë për ndriçim, t’i fikim dritat.
- Hiqni nga priza pajisjet elektronike në rastin/kohën kur ato nuk përdoren.
- Përdorni programet të cilat janë efiçiente, kështu kurseni më shumë energji elektrike. Jo çdo herë duhet të zgjedhim programet më të gjata dhe me ujë të vluar.
- T’i përdorim këto pajisje jashtë kohës së pikut të kërkesës për konsum, atëherë kur energjia elektrike është me e lirë (23:00 - 07:00 gjatë verës).