
eKesco - një aplikacion gjithëpërfshirës, që ofron shumë shërbime në një vend
Për të gjithë ata që presin në radhë në arkat e KESCO-s, shërbimet rreth energjisë elektrike mund t’i kryeni prej shtëpisë, vendit të pushimeve apo kudo që ndodheni. Kjo sepse ky aplikacion është mjaft i përshatshëm për kryerjen e shërbimeve online, jo vetëm nga Kosova por nga kudo në botë. Ky aplikacion është shumë i favorshëm sidomos për konsumatorët nga diaspora.
Një aplikacioni i tillë ju mundëson të merrni njoftime të ndryshme për njehsorin specifik që keni regjistruar, pra për objektin tuaj banesor ose biznesor. Të gjithë konsumatorët që kanë llogari aktive në aplikacionin eKesco mund të kenë qasje në shërbime që lidhen me energji eletrike, si:
- Njoftime për punimet e planifikuara në hartë,
- Pagesa të energjisë elektrike,
- Parashtrim të kërkesave dhe ankesave,
- Krahasim të shpenzimeve,
- Raportim të ndërprerjeve të energjisë,
- Menaxhim të deri 10 njehsorëve, etj.
Pra, ju të gjeni informata për çdo gjë që ka të bëjë me njehsorin tuaj të regjistruar, faturën dhe shpenzimet tuaja të energjisë elektrike.
Konsumatorët që nuk janë regjistruar ende në aplikacionin eKesco, i inkurajojmë që ta bëjnë atë, pasi që do të marrin shumë shërbime SHPEJT dhe LEHTË, drejt për drejt nga telefoni. Pagesat e energjisë elektrike po ashtu mund të bëhen përmers aplikacionit, me kartela VISA dhe Mastercard.
Shkarkimi i aplikacionit është falas për të gjithë konsumatorët e KESCO-s.
Në Android: http://bit.ly/eKesco-Android
Në iOS: http://bit.ly/eKesco-iOS