Gusht 01, 2023
KESCO po transformohet!
Kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë për lokacionin e ri të KESCO Premium Center, që është hapur sot te “Kafet e Vogla”, ngjitur me Qendrën e Regjistrimeve, përballë Zyrës së Pensioneve, në Prishtinë.
Nga sot e tutje ne do të jemi edhe më afër bizneseve, me zyre të veçanta që do trajtojnë kërkesat e konsumatorëve biznesorë me prioritet.
Përkujdesi për konsumatorë do ofrojë konsultime rreth shërbimeve tona, e hënë e premte nga ora 7:30 - 18:00, ndërsa të shtunën do të punojmë nga ora 08:30 deri në 16:30.
Jeni të mirëseardhur të kryeni shërbimin e parë në vendndodhjen më të re të KESCO-s që tani!