shq eng srb

Këshilla për siguri për fëmijët

Energjia elektrike, nëse nuk preket, nuk është e rrezikshme, por mund të shkaktoj pasoja të rënda nëse bie në kontakt me të. Andaj është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i dinë rreziqet që mund t’u kanosen duke luajtur në afërsi të këtyre objekteve:

  • Asnjëherë mos i vendosni gishtat ose objektet tjera në prizë.
  • Qëndroni larg nga nënstacionet dhe linjat e energjisë.
  • Mos u ngjitni në shtyllat e energjisë elektrike.
  • Asnjëherë mos i përdorni fluturaket afër linjave të energjisë elektrike.
  • Asnjëherë mos i prekni dhe mos u ngjitni në pemët që janë afër linjave të energjisë elektrike.
  • Mos u ngjitni në rrethoja rreth nënstacioneve elektrike.
  • Asnjëherë mos luani lojëra me top afër një trafostacioni apo shtylle elektrike. Nëse ju bie topi apo ndonjë tjetër lodër brenda rrethojave të trafostacionit, mos provoni t’i merrni ato vetë, madje edhe nëse ju duket fare e lehtë. Mos provoni t’i tërhiqni me ndonjë mjet, qoftë edhe me një shkop;
  • Asnjëherë mos iu afroni një nënstacion elektrik për ndonjë arsye. Nëse një kafshë shtëpiake është futur brenda rrethojave, mos u përpiqni ta largoni vetë, telefononi prindin/kujdestarin tuaj apo kompaninë tonë;
  • Gjatë stuhisë, nëse nuk mund të hyni brenda, atëherë shtrihuni përtokë. Gjëja më e rëndësishme që të mbani në mend gjatë stuhisë, është t’iu shmangeni drurëve të lartë, objekteve të larta dhe të metalta.