shq eng srb

Përgatitja e ushqimit

19% e shumës totale të faturës tuaj mujore shkon për përgatitjen e ushqimit në shtëpi. Nëse mesatarisht përdorni pajisje për zierja dhe pjekje rreth 1 orë e 30 minuta në ditë, shpenzimin mujor do të jetë 137 kWh. Ja disa këshilla për të kursyer në këtë aspekt:

  • Gjatë zierjes përshtatni temperaturën adekuate, vini kapakun tenxheres për ta ruajtur nxehtësinë dhe kështu koha e zierjes do të shkurtohet.
  • Përdorni enë fundi i të cilave është në madhësi të pllakës së stufës, ose enë fundi i të cilave është pak më e madhe se pllaka e stufës.
  • Përdorimi i enëve ekspres për zierje me avull shpejton zierjen dhe është më ekonomik.
  • Gjatë përgatitjes së ushqimit në furrë, duhet ta dini se çdo hapje e derës së furrës zbret temperaturën rreth 15°C. 
  • Para se të përfundojë zierja 2 - 3 minuta, ndaleni pllakën, apo 5 - 10 minuta para se të përfundojë pjekja ndaleni furrën, sepse me këtë veprim do të kurseni energji elektrike.

Këto përllogaritje janë marrë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiak gjatë vitit, pa pëfshirë ngrohjen që zë vendin e parë në shpenzimin më të madh të energjisë elektrike.

outlet cooking appliances

Shkarko aplikacionin eKesco falas në: