
Përdorimi i pajisjeve efiçiente në shtëpinë tuaj
Për fat të mirë, ka shumë mënyra për ta kursyer përdorimin e energjisë elektrike në shtëpi dhe pajisjet me efiçiencë të energjisë janë një bazë e shkëlqyer për t’ja filluar.
Këtë mund ta bëni sidomos në rastet kur vendosni të ndërroni pajisjet në shtëpi, për shkak të vjetërsisë ose mos-funksionimit, dhe kur ndërroni shtëpinë ose banesën.
Disa nga pajisjet efiçiente mund të kenë një çmim më të lartë se ato që jemi mësuar t’i përdorim zakonisht, por mbani mend se kostoja do ju reflektohet në fatura më të vogla çdo muaj.
Sipas shumë burimeve, duke zëvendësuar pajisjet e vjetra me ato moderne me efiçiencë në vend, mund të përfitoni nga kursimet e energjisë prej 30 për qind deri në 80 për qind.
Këto pajisje përdorin teknologji të avancuar për ta kryer të njëjtën punë si pajisjet tradicionale, por me më pak energji.
Etiketa e energjisë
Kur blini pajisje të reja, zgjidhni modele me kursime të larta të efiçiencës së energjisë. Kërkoni pajisje me etiketën që tregon se pajisja i plotëson standardet e efiçiencës së energjisë. Sigurohuni që pajisja juaj e re e re shtëpiake të ketë vlerësimin më të lartë të mundshëm të plusave, meqë kështu tregohet efiçienca e energjisë.
Manualet e përdorimit
Manualet e përdorimit ofrojnë informacion të vlefshëm për përdorimin dhe mirëmbajtjen optimale të këtyre pajisjeve. Merrni kohë për të lexuar manualet tërësisht, pasi ato ofrojnë udhëzime specifike se si të maksimizoni efiçiencën dhe zgjatni jetëgjatësinë e çdo pajisjeje. Konsiderojeni që ato ta kenë të vendosur edhe etiketën e efiçiencës ku tregohet saktësisht se sa energji ju kursejnë këto pajisje.
Benefitet
Një nga përfitimet kryesore të pajisjeve me efiçiencë është ndikimi i tyre në mjedis. Duke përdorur pajisjet efiçiente, ju po kontribuoni në ulje të konsiderueshme të sasisë së emetimeve të karbonit në Kosovë dhe në botë.
Përveç përfitimeve mjedisore, pajisjet me efiçiencë të energjisë janë gjithashtu me kosto efektive në planin afatgjatë. Ndërsa ato mund të kenë një kosto më të lartë paraprake, kursimet në faturat e energjisë elektrike me kalimin e kohës mund të kompensojnë këtë shpenzim fillestar.
Shumë pajisje me efikasitet energjie vijnë gjithashtu me zbritje nga kompanitë e shërbimeve ose programet qeveritare, duke i bërë ato edhe më të përballueshme.
Nëse jeni të interesuar të mësoni edhe më shumë rreth kursimit të energjisë, ju ftojmë të ja hidhini një sy këtyre këshillave nga KESCO.