alert-icon

KESCO përdor Cookie Policy për t'ju ofruar një përvojë më të mirë gjatë shfletimit. Duke e përdorur faqen tonë, ju i pranoni politikat tona për 'cookies'.

shq
gradient

Çka duhet të dini rreth krizës energjetike?

Kriza e thelluar energjetike e shkaktuar nga faktorët global, si rritja e shumëfishtë e çmimeve të energjisë elektrike (për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve djegëse) ka dërguar vendin në një situatë aspak të favorshme energjetike.

Kësaj krize energjetike botërore i janë shtuar edhe faktorët, si rritja e madhe e konsumit për shkak të ngrohjes, si dhe diferenca e lartë në mes të konsumit dhe prodhimit në vend, me ç’rast ka ndikuar që Kosova të përballet me kufizime të energjisë elektrike këto ditë.

Për t’u njoftuar për kohën e këtyre kufizimeve, KEDS dhe KESCO kanë në dispozicion dy platforma, që përditësohen në baza ditore dhe janë të qasshme për konsumatorët në çdo kohë.

Aplikacioni eKesco

Njoftohuni për kufizimet e energjisë elektrike të lagjes tuaj duke shkarkuar apikacionin eKesco në telefonin tuaj. Këtë mund ta bëni duke u regjistruar në aplikacion (përdorni këtë link), e gjitha që ju duhet është të shtoni një e-mail adresë, si dhe shifrën e konsumatorit që mund ta gjeni në anën e sipërme të faturës.

Harta e kufizimeve

Platforma tjetër në dispozicion është harta e kufizimeve të planifikuara të cilën mund ta gjeni në këtë link. Në këtë hartë konsumatori duhet të shënojë adresën e banimit apo ta gjejë lokacionin e tij/saj, duke e zmadhuar kursorin në mënyrë që të marrë informacionet për kufizimet që do të ndodhin në atë adresë përkatëse.

Pasi të merrni informatën rreth kufizimit me energji elektrike në lokacionin tuaj, ju lusim që gjatë kohës sa nuk keni energji elektrike, sipas mundësisë t’i shkyçni pajisjet elektrike, veçanërisht sistemin e ngrohjes.

Kjo, sepse në momentin që u rikthehet furnizimi me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjet, mund të vijë deri te vonesa në kyçjen e daljes prej nga furnizoheni. Po ashtu, kjo mund të ndikojë në dëmtimin e aseteve energjetike dhe do të krijonte edhe më shumë vonesa për shkak të riparimeve dhe proceseve tjera që marrin kohë deri te energjizimi i aseteve.

Pas rikthimit të furnizmit me energji elektrike

Në mënyrë që të parandalohet mbingarkesa pas rikthimit të energjisë elektrike, sistemit elektro-energjetik i nevojitet pak kohë që të stabilizohet tërësisht, prandaj rekomandojmë që pas 10 deri në 15 minutave të filloni gradualisht t’i kyçni pajisjet tuaja elektrike.

Bashkëpunimi juaj po kërkohet për të mirën e përgjithshme dhe që energjia elektrike e munguar të kthehet në orarin e planifikuar.