
KESCO pjesë e manifestimit dhe ecjes tradicionale për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit
Koleget tona nga KEDS & KESCO, iu bashkuan manifestimit dhe ecjes tradicionale për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, që u organizua nga Qendra Kosovare per Luftimin e Kancerit te Gjirit-Jeta Vita dhe u mbajt nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Këtë vit kauza mban moton "Zbulimi hershëm – mbijetesë" dhe ka për qëllim sensibilizimin dhe informimin e grave dhe vajzave për kancerin e gjirit, si dhe rëndësinë e shpeshtimit të kontrolleve mjekësore.
Kontrollet e rregullta te mjeku specialist, kujdesi personal dhe stili i shëndetshëm i jetesës, janë tre hapa të vegjël që bëjnë ndryshimin e madh dhe ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit.