Lajme & Ngjarje
Bie blloku B1, KESCO rrit sasinë e importit 09-02-2017


KESCO është njoftuar nga KEK-u në ora 13:51 se ka rënë nga sistemi në  mënyrë  të  paplanifikuar njësia B1 e Termocentralit Kosova B, i cili gjatë ditëve të fundit edhe ashtu kishte punuar me kapacitet të reduktuar. Rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të rreth 200 megavatë/orë energji elektrike, gjë që vështirëson furnizimin me energji elektrike.

KESCO për momentin, sipas planit është duke importuar rreth 200 MW, por kjo sasi është e pamjaftueshme të mbulojë tërë kërkesën sidomos tani pas rënies së bllokut B1.
KESCO menjë herë  ka nisur procedurat e importit shtesë për te mbuluar hendekun e krijuar.
Siç jemi njoftuar nga KEK, blloku B1 pritet të kthehet në sistem të shtunën në ora 00:00.

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptim dhe mbetet e përkushtuar për të bërë maksimumin për të tejkaluar këtë situate.



  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00