Lajme & Ngjarje
Bie dukshëm prodhimi vendor, KESCO angazhohet ta kompensojë mungesën nga importi 03-02-2017

KEDS/KESCO njofton të gjithë konsumatorët se po ballafaqohet me një rënie të furnizimit nga prodhuesi vendor, gjë që e ka rënduar situatën energjetike në vend.


Momentalisht, nga prodhuesi vendor po furnizohemi vetëm nga dy blloqe, B2 dhe A4, të cilët së bashku arrijnë të prodhojnë rreth 360 MW në orë.

Në kohën kur konsumi i energjisë elektrike variron nga 800 MW e deri në 1300 MW në orë gjatë pikut, furnizimi nga prodhuesi vendor nuk e përmbush as gjysmën e konsumit.


Për momentin KESCO është duke importuar rreth 400 MW në orë, si dhe është duke bërë të pamundurën të gjejë energji shtesë për orët e mbrëmjes kur ka rritje të ndjeshme të konsumit.
Në të njëjtën kohë, jemi njoftuar nga KEK se blloku A3 pritet qe rreth orës 17:00 të hyjë në funksion. Kjo sadopak do ta lehtësonte furnizimin me energji elektrike për konsumatorët në kohën kur konsumi arrin maksimumin.


Ne falënderojmë të gjithë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bëjmë apel për kursim të energjisë aty ku mundet.


Ritheksojmë se jemi duke bërë të pamundurën për të gjetur energji shtesë për shkak të imponimit nga mungesa e papritur që kanë shkaktuar rëniet e blloqeve dhe që të sigurojmë tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000