Lajme & Ngjarje
Pas rënies së bllokut B2 KESCO mobilizohet të furnizojë sa më mirë konsumatorët me energji 12-08-2016

KESCO informon se në mesnatë ka dalë nga sistemi njësia B2 e Termocentralit Kosova B. Kjo njësi prodhon më tepër se 30 për qind të tërë prodhimit vendor prandaj çdo ndalje e paplanifikuar e saj shkakton probleme afatshkurtra në furnizim.
 
Vetëm dy njësi të Termocentralit Kosova A janë në operim të cilat po prodhojnë rreth 260 megavatë/orë.

KESCO ka reaguar menjëherë dhe ka siguruar sasinë që e mbulon deficitin ndërmjet konsumit dhe prodhimit. Por, kjo sasi e energjisë elektrike do të mund të jetë në dispozicion të konsumatorëve më vonë gjatë ditës duke u bazuar në kapacitetet transmetuese ndërkombëtare në dispozicion. Në rrethana të rregullta, kapacitetet e gatshme qartësohen pas katër orësh.
 
Në këto rrethana, për një kohë të shkurtër konsumatorët mund të kenë reduktime minimale të energjisë elektrike.

KESCO i siguron të gjithë se duke i marrë parasysh rrethanat, ndërmerr gjithnjë të gjitha masat që të furnizojë qytetarët në mënyrën më të mirë të mundshme me energji elektrike.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000