Lajme & Ngjarje
KESCO mirëpret të gjithë konsumatorët për shlyerje të borxheve të vjetra 12-08-2016


KESCO njofton se në Zyret e saj për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve në të shtatë distriktet nëpër Kosovë mirëpret të  gjitha palët për shlyerje të  borxheve të  vjetra që  janë  subjekt i faljes në  bazë  të  ligjit përkatës.

Kjo është  një  procedurë  e funksionalizuar në  bazë  të  aktit për faljen e borxheve dhe memorandumit KESCO-KEK.

KESCO ka rol lehtësues dhe është  në  dispozicion të  të  gjithë  të  interesuarve që  t’i shlyejnë  këto borxhe, në  pajtueshmëri të  plotë  me ligjet në  fuqi.

Dihet se të  gjitha borxhet e energjisë  elektrike të  krijuara para 1 janarit 2009 janë  të  falura dhe në  bazë  të  procedurave, pra pas marrëveshjes për kryerjen e detyrimeve eventuale ato mund të  shlyhen përgjithmonë.

Ligji për Faljen e Borxheve i miratuar nga Kuvendi i Kosovës ka maturitet deri me 3 shtator 2016 dhe deri atëherë  secila palë  mund të  shkojë  në  Zyret për Përkujdesje ndaj Konsumatorëve të KESCO-s dhe pas zbatimit të  të  gjitha procedurave, përkatësisht parashtrimit të kërkesës të  përfitojë  nga ligji përkatës.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Konsumatorët shtëpiak & komercial

Shërbime për konsumatorë shtëpiak & komercial

Fatura dhe pagesat

Informata për shpjegimin e faturës dhe mënyrat e pagesës

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike SH.A
Kosovo Electricity Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000