12. Qiramarrësi im nuk i ka paguar faturat e energjisë elektrike dhe është larguar tashmë. Kush duhet t’i paguajë ato?
Titullari i vetëm i kontratës njihet personi, emri i të cilit është i regjistruar në sistemin e faturimit. Duke qenë se fatura është një titull ekzekutiv, titullari i kontratës është përgjegjës për shlyerjen e detyrimeve. Prandaj, është e nevojshme që marrëdhëniet e ndërmjetme të shfrytëzimit të banesës apo objektit, përfshirë këtu edhe konsumin e energjisë elektrike, të na komunikohen menjëherë, në mënyrë që qiramarrësi juaj të pasqyrohet në sistemin e faturimit si konsumator i KESCO. Për të mundësuar këtë, është e nevojshme që të paraqiteni pranë qendrave tona, me një kopje të noterizuar të kontratës së qirasë, ku të nënshkruani edhe një deklaratë për kalimin e pronësisë së kontratës nga ju te qiramarrësi, pasi të merret edhe aprovimi paraprak me shkrim i qiramarrësit.